Aktualitet

Situatë katastrofike në Gjirokastër/ 20 familje rrezikohen nga përmbytjet, përroi kërcënon shtëpitë

Banorët thonë se çdo stuhi shndërrohet në një kërcënim real për shtëpitë dhe jetën e tyre, pasi prurjet e fuqishme të ujit kanë dëmtuar disa herë territorin përreth dhe rrezikojnë zhvendosjen e themeleve.

26 Nëntor 2025, 15:57 Nga E. D
Situatë katastrofike në Gjirokastër/ 20 familje rrezikohen nga
perroi

GJIROKASTËR- Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme të mëdha në vend. Rreth 20 familje në lagjen N.Sh.N po përballen çdo ditë me përmbytjet që shkakton përroi i Zinxhirave,i cili gjatë reshjeve me intensitet të lartë del nga shtrati.

Banorët deklarojnë se çdo stuhi shndërrohet në një kërcënim real për shtëpitë dhe jetën e tyre, pasi prurjet e fuqishme të ujit kanë dëmtuar disa herë territorin përreth dhe rrezikojnë zhvendosjen e themeleve. Banorët bëjnë thirrje që institucionet të marrin masa para se situata të përshkallëzohet më tej, sidomos tani që sezoni i reshjeve është intensifikuar./Dosja.al

gjirokastËr moti keq reshjet e shiut

Sondazh

Poll