26 Nëntor 2025, 15:49
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Përkeqësimi i kushteve të motit ka rikthyer përmbytjet në pjesën më të madhe të vendit duke sjellë edhe një herë bllokime rrugësh dhe zhytjen e banesave nën ujë. Disa akse rrugore janë bllokuar duke izoluar disa fshatra.
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në Lezhe. Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11-Janari” të lagjes “Besëlidhja”.
Në zonën e Lushnjës, Lumi Seman ende me prurje të larta për shkak të shkarkimeve me 250 m³ në sekondë nga hidrocentrali i Banjës. Lumi ende mban nën ujë 180 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturës në Ngurrëz të Vogël, Imshtë e Zhelizhan. Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për të larguar ujërat nga tokat bujqësore në zonën e Tërbufit, Divjakës, Fier-Shegan, Krutje, Këmishtaj dhe Karavasta.
Qarku Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje të dendura shiu. Probleme me inertet e rrëshqitjet e dherave janë shfaqur në akset nacionale Kukës – Qafë Mali, Kukës – Bushtricë – Peshkopi, Kukës – Shishtavec, Kukës – Krumë – Kam – Tropojë, Tropojë – Qafë Mali si dhe në aksin Tropojë – Qafë Morinë. Ndërkohë, shumë rrugë rurale vijojnë të jenë të dëmtuara. Pa energji elektrike Fshati Mamëz, Nj.Adm. Kolsh, Nj.Adm. Surroj, Bashkia Kukës, Nj.Adm. Tropojë e Vjetër, Fierz, Llugaj dhe Margegaj, Bashkia Tropojë, Fshati Zarisht, Nj.Adm. Fajza, Bashkia Has
Bashkia Fushë-Arrëz ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra. Ndërsa janë rikthyer problemet e pak ditëve më parë si prezencë uji, gurësh dhe dherash në rrugët rurale.
Në Bashkinë Kolonjë, është ndërhyrë me ekskavator në argjinaturën e përroit të Shtikës dhe Bezhanit. Në fshatin Gostivisht është punuar me fadromë për largimin e dherave të rrëshqitura në rrugë. Vijojnë punimet në urën e Qinamit.
Në Bashkinë Maliq vijon puna në argjinatura e lumit Devoll duke stacionuar inertet në zona e urës. Pas përfundimit të testimit të rrugës, do të nisë transporti i inerteve drejt zonës së çarjes së konstatuar. Në aksin Lozhan–Mesmal vijon puna për pastrimin e masivit nga shtrati i rrugës, me qëllim mundësimin e kalueshmërisë për katër fshatrat: Velçan, Selcë, Mesmal dhe Niçë.
Rrëshqitje dherash ka pasur pranë fshatit Vllahinë, ndërsa u bllokua për disa orë qarkullimi drejt kësaj zone. Rrëshqitja e dherave për shkak të mungesës së barrierave mbrojtëse në rrugë. Gjithashtu është bllokuar edhe një herë rruga e fshatit Rromës, banorët shprehen se edhe pas protestës së tyre nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia Selenicë për parandalimin e kësaj situate. Rrëshqitje dheu janë regjistruar edhe në aksin Tepelenë- Gjirokastër në vendin e quajtur "Shkalla e zezë"./Syri.net
reshjet
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 15:34
E. D
bonoret
MIRDITË- Dhjetëra banorë dhe aktivistë janë mbledhur, duke protestuar para Gjykatës së Lezhës në ...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 15:27
E. D
foto ilustruese
KOSOVË-Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një organizatë pa strukturë të mirëfillt&...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 15:05
E. D
Siegfried Ranucci
ITALI- Gazeta italiane, Lacapitalenews i ka kushtuar një artikull sërish atentatit ndaj gazetarit italian, Sigfrido Ranucci. Si...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 14:54
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka publikuar detaje të reja mbi vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodë...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 14:47
M.L
DURRËS- Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur me t...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 14:24
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar një 40-vjeçar në qytetin e Shkodrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi mbante...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 14:01
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dë...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 13:18
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zonës së zemrës gjatë nj&...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 12:36
I.A
TIRANË- Komisioni i posaçëm është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar emrin e drejtuesit të ri të...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 12:26
M.L
Arma
DURRËS- Një konflikt që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një pë...