Aktualitet

Plagosja mes të miturve në Durrës! Spitali Rajonal jep DETAJE për gjendjen e 15-vjeçarit: U plagos me thikë pranë zemrës! I mituri po trajtohet në Reanimacion

Sipas njoftimit të Spitalit Rajonal të Durrësit, mjekët kryen një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për t’i shpëtuar jetën të miturit.

26 Nëntor 2025, 13:18 Nga M.L
Plagosja mes të miturve në Durrës! Spitali Rajonal jep DETAJE
Foto ilustruese

DURRËS- Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zonës së zemrës gjatë një konflikti mes disa gjimnazistëve në Durrës. Sipas njoftimit të Spitalit Rajonal të Durrësit, mjekët kryen një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për t’i shpëtuar jetën të miturit.

Fatmirësisht, ai ndodhet aktualisht në Reanimacion në gjendje të stabilizuar, ndërsa vijon të monitorohet nga stafi mjekësor.

“Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

plagosje me thike ne durres

Sondazh

Poll