Aktualitet

Kush do zgjidhet kreu i ri BKH-së/ Komisioni i posaçëm dërgon sot emrin në KLP, në garë 7 kandidatë

Krahas komisionit të përbërë nga tre prokurorë të posaçëm Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të misioneve që kanë asistuar në zgjedhjet e kreut të ri të të BKH.

26 Nëntor 2025, 12:36 Nga I.A

Kush do zgjidhet kreu i ri BKH-së/ Komisioni i posaçëm

TIRANË- Komisioni i posaçëm është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar emrin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi emri të zgjidhet ai do t’i dërgohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Krahas komisionit të përbërë nga tre prokurorë të posaçëm Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të misioneve që kanë asistuar në zgjedhjet e kreut të ri të të BKH.

Shtatë kandidatët që janë aktualisht në garë për postin e BKH-së janë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Komisioni pritet të analizojë rezultatet e vettingut dhe të hartojë renditjen përfundimtare, e cila do të përcaktojë edhe fazën e radhës së procesit./Dosja.al

andi pogaçe artur beu elton kërluku gledis nano bkh

Sondazh

Poll