KUSH e porositi vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër? SPAK zbardh DINAMIKËN e ngjarjes: Hakmarrje për ekzekutimin e Boran Bërcanës dhe gruas së tij! Ja cili është roli i të pandehurve
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, organizatori i vrasjes është Behar Brajoviq, i cili dyshohet se e urdhëroi ekzekutimin si akt hakmarrjeje për vrasjen e Boran Bërcanas dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci, ngjarje e ndodhur një muaj më parë.
TIRANA- SPAK ka publikuar detaje të reja mbi vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, duke zbardhur rolet e katër të pandehurve të përfshirë në këtë krim. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, organizatori i vrasjes është Behar Brajoviç, i cili dyshohet se e urdhëroi ekzekutimin si akt hakmarrjeje për vrasjen e Boran Bërcanas dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci, ngjarje e ndodhur një muaj më parë.
Brajoviç i atribuonte këtë vrasje Ibrahim Licit, nipit të viktimës Fatbardh Lici. Sakaq SPAK bën me dije më tej se se vrasja është kryer në bashkëpunim mes Behar Brajoviç, Safet Rustemit dhe Astmer Bilalit. Ky i fundit ka qenë ekzekutori i drejtpërdrejtë. Autorët kanë përdorur një automjet të vjedhur tip “Benz”, me të cilin janë afruar pranë lokalit ku viktima pinte çdo ditë kafen.
Pasi makina u ndal, Astmer Bilali zbriti nga dera e pasagjerit dhe qëlloi disa herë me armë zjarri, duke lënë të vdekur Fatbardh Licin.
Pas atentatit, autorët janë larguar drejt zonës së Dobraçit, ku më pas automjeti i vjedhur është djegur. Sipas hetimeve, Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Astmer Bilali është larguar menjëherë në Tiranë së bashku me të dashurën e tij, Eria Ago, e cila dyshohet se i ka ndihmuar autorët pas kryerjes së krimit.
SPAK ka dërguar çështjen për gjykim në GJKKO, ndërsa të pandehurit përballen me akuza të rënda që lidhen me vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje dhe veprimtari të një grupi të strukturuar kriminal.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 112/2019 në ngarkim të të pandehurve:
Behar Brajoviq – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Safet Rustemi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit” e kryer në lidhje me veprën penale 333/a të këtij Kodi parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve hetimore dërguar për moskompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 në lidhje me veprat penale, “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”,“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje prodhimi armëve lëndëve shpërthyese e municionit” dhe ”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 78-25, 79/ë-25, 109-25, 197, 278, 279 dhe 333/a i K.Penal.
Hetimet në kuadër të këtij procedimi lidhen me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018. Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.
Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici.
Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici, xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.
Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.
Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes./ Dosja.al
Sondazh
Plagosja e rëndë mes të miturve në Durrës! 15-vjeçari i plagosur ende në gjendje kritike, flet mjeku: Është i intubuar! Ka 4 plagë në gjoks, njëra prej tyre i ka prekur zemrën
DURRËS- Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur me t...
Mbanin me vete armë zjarri dhe kanabis, arrestohen dy persona në Shkodër
Foto ilustruse SHKODËR- Policia ka arrestuar një 40-vjeçar në qytetin e Shkodrës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi mbante...
EMRAT/ Vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër! SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim katër të pandehur
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dë...
Plagosja mes të miturve në Durrës! Spitali Rajonal jep DETAJE për gjendjen e 15-vjeçarit: U plagos me thikë pranë zemrës! I mituri po trajtohet në Reanimacion
Foto ilustruese DURRËS- Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zonës së zemrës gjatë nj&...
Kush do zgjidhet kreu i ri BKH-së/ Komisioni i posaçëm dërgon sot emrin në KLP, në garë 7 kandidatë
TIRANË- Komisioni i posaçëm është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar emrin e drejtuesit të ri të...
Sherri me thika në Durrës! I biri në gjendje kritike nga plagosja, babai i të miturit: Nuk e di si do të reagojmë, jeta e djalit…
Arma DURRËS- Një konflikt që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një pë...
6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit! Lëkundja e fuqishme u mori jetën 51 personave dhe la në "qiell" të hapur mijëra familje shqiptare
Foto nga Thumana TIRANA- Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 6.4, epiqendra e...
Del nga SPAK pas një ore! Roven Zeka del sot edhe para GJKKO, çfarë pritet të ndodhë me ish-shefin e Rrugores që akuzohet për ryshfet
Roven Zeka në SPAK TIRANA- Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër ...
Me kapele dhe maska në kokë! PAMJET nga atentati i armikut të Aldo Bares në Lushnje, autorët qëllojnë me breshëri kallashnikovi drejt "BMV"-së së Julian Sulës
Atentati LUSHNJE- Një atentat i orkestruar ndaj 45-vjeçarit Julian Sula nga Karbunara e Lushnjës ka mbetur pa autorë të ide...
Atentati ndaj Julian Sulos në Lushnjë! DETAJE: Dy persona të maskuar i qëlluan me kallashnikov dhe pistoletë, "Juli i Pashakos" u largua menjëherë në drejtim të...
Atentati, Sula LUSHNJE- Julian Sula, 45-vjeçar nga Karbunara e Lushnjës, ka shpëtuar mrekullisht nga një atentat me armë zjarri....
