26 Nëntor 2025, 11:55
Nga M.L
Roven Zeka në SPAK
TIRANA- Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe më pas në Gjykatën e Posaçme, ku zhvillohet seanca paraprake e procedimit penal ndaj tij. Zeka qëndroi rreth një orë në ambientet e SPAK për procedura të lidhura me çështjen, para se të shkonte në gjykatë.
Seanca paraprake ka për qëllim shqyrtimin e ligjshmërisë së aktakuzës, pranueshmërinë e provave dhe respektimin e standardeve procedurale gjatë hetimit. Në bazë të rezultateve, gjykata mund të vendosë që dosja të kalojë për gjykim të plotë, të kthehet për hetime shtesë, ose të rrëzohet pjesërisht ose në tërësi.
Roven Zeka u arrestua më 19 prill me urdhër të SPAK. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Ata akuzohen për korrupsion në një rast ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, ku 5 persona kanë përfunduar në spital.
Zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill. Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Ergest Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill./ Dosja.al
roven zeka ne spak sokol novaku
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 11:21
M.L
Atentati
LUSHNJE- Një atentat i orkestruar ndaj 45-vjeçarit Julian Sula nga Karbunara e Lushnjës ka mbetur pa autorë të ide...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 11:11
M.L
Atentati, Sula
LUSHNJE- Julian Sula, 45-vjeçar nga Karbunara e Lushnjës, ka shpëtuar mrekullisht nga një atentat me armë zjarri....
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 11:07
M.L
Foto ilustruese
ITALI-Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi të Italisë dhe degëzime në Gjermani, Holandë, Spanj&eu...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 11:03
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një konflikt që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një p...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 10:51
M.L
Dy të arrestuarit
PUKA- Detaje të reja dalin në dritë pas arrestimit të Erzen (Hamza) Ukës dhe Julian (Adem) Cumrakut n&...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 10:31
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka depozituar në gjykatë Z...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 10:27
E.d
Foto Ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, ku një 44-vjeçar ka përdhu...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 10:25
M.L
TIRANA- Roven Zeka, ish-drejtori i Policisë Rrugore, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 10:20
M.L
Irena Gjoka
TIRANA- Gjyqtarja Irena Gjoka nuk do të largohet nga çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shp&...
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 09:59
M.L
Artur Hoxhosmani
ITALI- Zbardhen detaje nga operacioni në Itali, në pranga edhe shqiptari Artur Hoxhosmani për trafik droge. Autoritete...