Aktualitet

Sherri me thika në Durrës! I biri në gjendje kritike nga plagosja, babai i të miturit: Nuk e di si do të reagojmë, jeta e djalit…

Sipas Top Channel, babai i të miturit të plagosur, së bashku me familjarë të tjerë, kanë refuzuar të komentojnë publikisht lidhur me ngjarjen e rëndë.

26 Nëntor 2025, 12:26 Nga M.L
Sherri me thika në Durrës! I biri në gjendje kritike nga
Arma

DURRËS- Një konflikt që dyshohet se nisi në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve përfundoi në një përleshje të dhunshme në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku një 15-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Sipas Top Channel, babai i të miturit të plagosur, së bashku me familjarë të tjerë, kanë refuzuar të komentojnë publikisht lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Është ende herët dhe raste të tilla duhet të qëndrojnë të izoluara. Nuk e di si do të reagojmë. Jeta e djalit është kryesorja tani”, u shpreh babai i 15-vjeçarit jashtë mikrofonit.

Sakaq burime për mediat bëjnë me dije se dy adoleshentët e përfshirë në konflikt u takuan me shokët e tyre për t’u “sqaruar”, por debati i nisur në rrjetet sociale u përshkallëzua në përleshje fizike.

Gjatë sherrit u përdorën sende të forta dhe, sipas policisë, një 14-vjeçar me inicialet M.K. goditi 15-vjeçarin me thikë katër herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori i dyshuar është arrestuar menjëherë nga Policia e Durrësit, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë./ Dosja.al

sherr me thika ne durres

Sondazh

Poll