Bota

Futet në shtëpi me forcë dhe fshihet poshtë krevatit. Arrestohet burri i veshur me kostum gorille

15 Mars 2019, 17:09 Nga DOSJA
Futet në shtëpi me forcë dhe fshihet poshtë krevatit.

Një person i veshur me një kostum gorille u fut brenda një shtëpie në Louisiana, SHBA dhe u fsheh poshtë dyshekut të krevatit para se ta arrestonte policia.

Sipas mediave të cilat citojnë departamentin e policisë, të cilët thonë se e panë të dyshuarin Jeremie Moran ndërsa po ecte nëpër lagje i veshur me kostum.

Policia kishte marrë telefonata se një njeri i dyshimtë po shikonte nëpër shtëpitë e tyre.

Policia tha se Moran ishte futur me shpejtësi në një shtëpi kur policët ishin afruar për ta arrestuar, më pas e gjetën atë tek fshihej poshtë një krevati.

Ai u arrestua me akuzat e rezistimit të oficerit të policisë, hyrje e paautorizuar, posedim metamfetamine dhe ngaqë mbante një maskë.

Në Louisiana, një individ mund të arrestohet ngaqë mban veshur një mask deri në tre vite.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kostum gorille louisiana shba kostum gorille louisiana shba

Sondazh

Poll