Politike

"Deklarata e Marta Kos për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës", Berisha: Përshëndes deklaratën e KE-së

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se deklarata e saj shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.

25 Nëntor 2025, 13:16 Nga E.d
"Deklarata e Marta Kos për zgjedhjet e frymëzuar nga propaganda e
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet janë frymëzuar nga propaganda e paguar e kryeministrit Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se deklarata e saj shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar.

Kryedemokrati tha se në lidhje me këtë ka pasur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos. Nga zyra e selisë blu, lideri demokrat e cilësoi Kos, një adhuruese pa kushte, të Edi Ramës dhe gjëmave të tij.

Në fund, Berisha falenderoi Komisionin Europian për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët.

"PD pas deklaratës së Marta Kos, bëri një deklaratë në të cilën ajo e publikisht dhe gjerësisht, deklaratën e frymëzuar të zonjës Kos, nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmit politik i majtë apo dizinformimi, si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin kombëtar. Ajo çka unë dua të them, sot lexova para se të vij këtu, se ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të Komisionit Europian, i cili shpreh qëndrimin korrekt të Komisionit Europian të papajtueshëm me qëndrimin e Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij.

Ndaj dhe unë falënderoj Komisionin për reagimin dhe garantoj se PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si e ardhmja më e shkëlqyer për shqiptarët. Sikundër thekson se sot Shqipëria në mënyrë absolute përveç pozicionit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë nga kushtet dhe kriteret që kërkohen për këtë anëtarësim." tha Berisha./Dosja.al

 

sali berisha opozita marta kos

Sondazh

Poll