Politike

Berisha: Garantoj shqiptarët dhe miqtë tanë se do bëjmë çdo përpjekje për të rikthyer demokracinë dhe votën e lirë

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se rezoluta e CDI-së së bashku me 5 rezoluta të tjera paraprake të miratuara nga organizatat ndërpartiake të forcave politike të qendrës dhe qendrës së djathtë, përbën një mbështetje të një rëndësie të jashtëzakonshme për opozitën shqiptare.

25 Nëntor 2025, 13:08 Nga E.d
Berisha: Garantoj shqiptarët dhe miqtë tanë se do bëjmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën për t'u garantuar shqiptarëve demokracinë dhe votën e lirë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se rezoluta e CDI-së së bashku me 5 rezoluta të tjera paraprake të miratuara nga organizatat ndërpartiake të forcave politike të qendrës dhe qendrës së djathtë, përbën një mbështetje të një rëndësie të jashtëzakonshme për opozitën shqiptare.

Nga zyra e selisë blu, lideri opozitar tha se kjo është e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, në betejën e tyre kundër një regjimi që është jashtë çdo lloj standardi demokratik. Në fund, Berisha tha se qëllimi i PD-së për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë do të vazhdojë me çdo përpjekje dhe çdo sakrificë.

"Ju e shihni se çfarë shkalle të lartë përgjegjësie ka treguar Asambleja e Përgjithshme e CDI në vlerësimin e plotë dhe të gjithanshëm të gjendjes në Shqipëri. Kjo rezolutë, së bashku me 5 rezoluta të tjera paraprake të miratuara nga organizatat ndërpartiake të forcave politike të qendrës dhe qendrës së djathtë, përbën një mbështetje të një rëndësie të jashtëzakonshme për opozitën shqiptare, për qytetarët shqiptarë, në betejën e tyre kundër këtij regjimi që është jashtë çdo lloj standardi demokratik, nuk ka asnjë legjitimitet, bashkëpunon me krimin dhe vjedh në mënyrë monstruoze qytetarët shqiptarë.

Unë shpreh edhe njëherë mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë përfaqësuesve të forcave politike që gjatë Asamblesë së Përgjithshme të CDI të mbajtur në San Paolo votuan me unanimitet të plotë këtë rezolutë. Diskutimet që ata bënë me preokupimin më të madh për gjendjen në Shqipëri dhe garantoj shqiptarët, garantoj miqtë tanë, se përpjekjet tona nuk do tërhiqen para asgjëje dhe se qëllimi ynë për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë do të vazhdojë me çdo përpjekje, çdo sakrificë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita rezoluta

Sondazh

Poll