Politike

Malltezi: Rama po vjedh toka me VKM të personalizuara, SPAK po e mbron

Në një prononcim për mediat, para se të futej në seancën që po zhvillohet në GJKKO, Malltezi tha se ndërsa SPAK dyshonte mbi Berishën, Rama ka rezultuar se 20 territore sportive i ka kthyer në banime.

25 Nëntor 2025, 11:27 Nga I.A
Malltezi: Rama po vjedh toka me VKM të personalizuara, SPAK po e mbron
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi hodhi akuza të forta se SPAK po mbron kryeministrin Edi Rama dhe aleatët e tij, ndërkohë që ndjek penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, para se të futej në seancën që po zhvillohet në GJKKO, Malltezi tha se ndërsa SPAK dyshonte mbi Berishën, Rama ka rezultuar se 20 territore sportive i ka kthyer në banime. Sipas Malltezit, SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim hetimor ndaj Ramës apo personave të lidhur me të.

"Do SPAK-u, të hetojnë së bashku është miku i Edi Ramës, nuk bën asnjë gjë nga këto. Me një copë letër, me katër VKM të personalizuara, mund të vjedhësh tokë dhe objekt i caktuar për shkollë. Tani, ky që i vjedh tokën dhe objektin e caktuar për shkollë, ky që merr katër VKM të personalizuara, është në rregull sipas SPAK-ut. Problemin e kanë pronarët e ligjshëm. Këto që e kanë problemin. Këtu kemi të bëjmë me një drejtësi me regji, në të cilën SPAK-u tashmë është, ëh, ka dalë lakuriq. Ka dalë lakuriq sepse pretendoi që Berisha kishte bërë VKM apo ligje të personalizuara. Në fakt ka dalë që i ka bërë Edi Rama.

Po SPAK-u, për dijeninë tuaj, s'ka asnjë akuzë ndaj Edi Ramës, as për ligj, as për VKM të personalizuar. Çfarë thotë tashmë SPAK-u? Thotë që, jo, vërtet s'ka asnjë ligj apo VKM të personalizuar, po ne dyshojmë që sjellja e Berishës nuk ka qenë. Ne kemi dhënë 31 fakte kokëforta për ta ballafaquar me sjelljen. Një prej këtyre fakteve ka të bëjë me këtë. A kemi VKM dhe ligje të personalizuara? A duhet të ishin ato problematike? Në rast se ishin, pse nuk ka për Edi Ramën? Tjetra, SPAK-u në krye të herës tha që territoret sportive janë shumë të nevojshme për Tiranën, sepse dyshoi që i kishte bërë Berisha. Tani ka dalë që ka bërë jo një, po 20 territore sportive i ka kthyer në banime Edi Rama. Për klientët e vet, për banditët që i çojnë trastat. SPAK-u, ka çuar Edi Ramën ose ndonjë nga banditët e Edi Ramës? Asnjë. Pra, kemi të bëjmë me një drejtësi me regji, kemi të bëjmë me prokurorë të nënshtruar politikisht, po ne do përballemi," tha Malltezi./Dosja.al

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll