Politike

Mbledhja e komisionit për çështjet e brendshme, Bido përplaset me Nokën: Jeni bërë nazist dhe mbroni Hitlerin

Gjatë mbledhjes së komisionit për çështjet e brendshme, Noka ka hedhur akuza drejt mazhorancën në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.

25 Nëntor 2025, 13:03 Nga E.d
Mbledhja e komisionit për çështjet e brendshme, Bido
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamuar Noka ka debatuar me deputetin e PS-së, Ardit Bido. Gjatë mbledhjes së komisionit për çështjet e brendshme, Noka ka hedhur akuza drejt mazhorancën në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.

Ai kërkoi shpjegim mbi shembjen e urës, për të cilën tha se u shkatërrua pa bërë ende dy vite nga inagurimi i saj. Deputeti opozitar  tha se në 12 vite pushtet asnjë argjinaturë e PD nuk u ça dhe nuk u rrëzua. Në lidhje me këtë Bido tha se Noka vjen në komision për të bërë poezi partiake dhe për të treguar se cila është parti e mirë dhe cila është e keqe.

Pjesë nga debati:

Noka: Si shpjegohet që urat që ndërtohen në pushtetin tuaj, pa bërë dy vite, prapë duhen bërë se i merr lumi? Pse në 12 vite pushtet, një argjinaturë e PD nuk u ça dhe nuk u rrëzua? As edhe një urë nuk u rrëzua. Pse? Sepse kemi një qeveri që s’ka qytetarin në fokus. Shkoni në Gjermani dhe keni rrugët e Hitlerit; këtu, pa i bërë 3 vite, duhen ribërë. Edhe tunelin e patë? Të del rruga e Qukësit, u inaugurua dhe ja ku iku. Deputeti i Delvinës i bën vjersha qeverisë, ndërkohë që Delvina u dogj, dhe filmonte disa zjarrfikës duke fikur zjarret me thupra. Nuk janë kushtet klimatike vetëm në Shqipëri; ja ku është Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Pse nuk ndodhin? Sepse kanë qeveri të përgjegjshme.

Bido: Prisja që kur ranë zjarret të ishit dhe ju atje. Edhe Flamuri ka lidhje në Sarandë. Si sarandjot prisja që të ishe atje. Nxora edhe Hasimenë nga oborri i shtëpisë, se iu dogj. Vini këtu për të bërë poezi partiake, për të treguar se cila është parti e mirë dhe cila është e keqe. Prisja që të bashkoheshit kërkesës sime për të rritur fondet në Bashkinë e Delvinës.

Bido: Nga neonazistë, jeni bërë nazist dhe mbroni Hitlerin.

Noka: Halli i Gjopës të bën që të kërcesh, është hall i madh Gjipe.

Bido: Është aq hall i madh sa kanë votuar për emrin tim dhe jo për tuajin./Dosja.al

flamur noka sarandë delvina

Sondazh

Poll