Politike

Berisha publikon deklaratën e drejtueses së PPE: U dënuan lidhjet e tmerrshme të qeverisë me kartelet e drogës

Gjatë një konference për mediat Berisha u shpreh se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të CDI, u dënuan lidhjet e tmerrshme të qeverisë me kartelet e drogës.

25 Nëntor 2025, 13:07 Nga E.d
Berisha publikon deklaratën e drejtueses së PPE: U dënuan lidhjet
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme deklaratën e drejtueses së PPE. Gjatë një konference për mediat Berisha u shpreh se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të CDI, u dënuan lidhjet e tmerrshme të qeverisë me kartelet e drogës.

"Ju e dëgjuat vetë nga deklarata e Dolors Montserrat, sekretare e Përgjithshme se cili ishte qëndrimi i Partisë Popullore në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të CDI. Pra, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane shprehu në përmbledhjen, në deklaratën e saj në të cilën përmblodhi çështjet kryesore të asamblesë, një nga të cilat ishte Shqipëria, narkoshteti shqiptar dhe lidhjet e tmerrshme me kartelet e drogës të qeverisë shqiptare." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita cdi

Sondazh

Poll