Politike

Protesta e opozitës/ Korreshi-qytetarëve: Ndjesë për emocionet se jam mësuar të flas para hajdutëve në Parlament

Deputeti u ndal edhe tek kadegoritë e ndryshme të shoqërisë, ku adresoi edhe problematikat me të cilat përballet secila prej tyre.

24 Nëntor 2025, 19:05 Nga E.d
Protesta e opozitës/ Korreshi-qytetarëve: Ndjesë
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita, e cila po mbahet para Kryeministrisë. Gjatë fjalimit të tij, deputeti opozitar u shpreh se kishte emocione, pasi ishte mësuar të fliste në Parlament vetëm përballë "hajdutëve". Korrshi u shpreh se vendin e ka mbuluar korrupsioni, ndërsa hodhi një sërë akuzash për qeverinë.

Deputeti u ndal edhe tek kadegoritë e ndryshme të shoqërisë, ku adresoi edhe problematikat me të cilat përballet secila prej tyre. Ai tha se pacientët e Onkologjiku po përballen me mungesë medikamentesh, studentët me universitete të mbylluar, nënat me mungesë fëmijësh dhe bujqit me kushte të vështira. Në fund, Korreshi akuzoi kryeministri Rama dhe ministrat për “vjedhje të përditshme” të buxhetit të shtetit./Dosja.al

 

saimir korreshi pd protesta ne shba

Sondazh

Poll