Politike

"CDI denoncoi narkodiktaturën e Edi Ramës"/ Berisha: Ky është një inkurajim për ne që të vazhdojmë këtë betejë

Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.

24 Nëntor 2025, 19:21 Nga E.d
"CDI denoncoi narkodiktaturën e Edi Ramës"/ Berisha: Ky
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se CDI denoncoi "narkodiktaturën" e Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.

Lideri opozitar tha se në tre ditët e asamblesë së përgjithshme çështjet më kryesore ishin rasti i luftës në Ukrainë, rasti i zgjedhjeve në Venezuelë ku Maduro vidhte në çdo zgjedhje, pavarësisht se nuk merrte votat dhe rasti i Shqipërisë. Për të cilën tha se u dënua nga presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë.

"Miq, 3 ditë në punimet e asamblesë së përgjithshme, mund t’u them se çështjet më kryesore në ato punime ishin natyrisht Ukraina e para, dhe iu shpreh solidariteti i plotë kombit ukrainas në betejën e tij për dinjitet dhe sovranitet kombëtar. U dënua me forcën më të madhe agresioni rus, pushtimi i Ukrainës, krimet e shëmtuara të njerëzimit. Në axhendën e punimeve ishte Venezuela e Maduros, në të cilën diktatori i Venezuelës, njëlloj si Ramaduro i Tiranës, vidhte në çdo zgjedhje, pavarësisht se nuk merrte votat. Por, në axhendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës, të cilën e denoncuan dhe e dënuan duke filluar nga presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë. Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë.

Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit. Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, janë një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Sonte para nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e shkëlqyer që mbajtën. Kristi kishte ditëlindjen dhe atij ia uroj 120 vite të lumtura. Por atyre, dhe çdo të riu shqiptar, u rikujtoj se historia, se koha, thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama protesta

Sondazh

Poll