24 Nëntor 2025, 19:51
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita dhe mbështetësit e saj erdhën para Kryeministrisë për t’i qëndruar armikut përballë dhe për t’i thënë "hajdutit" qërohu. Gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se foltorja e vënë nga opozita do e përmbush misionin e saj vetëm kur shqiptarët të largojnë "hajdutët" nga qeveria.
Lideri opozitar u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen, pasi sipas tij qeveria po vjedh paratë, të ardhmen dhe po shkatërron Shqipërinë. Në fund, ai falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, të cilët iu bashkuan protestës.
"E them këtu, nuk ka pasur kombi një hajdute me ordinere se Belinda Ballukun. Po ama, të themi të vërtetën, në Ankara ajo nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë. E mori Rama me vete. Sepse nuk shkon kryeministri pas ministres, shkon ministrja aty ku shkon kryeministri. Kështu që pazaret në Ankara i bëri Edi Rama. Ajo sigurisht merr pjesën e vet. Por Edi Rama është i Ankarasë, edhe i tunelit të Llogarasë, edhe i aeroportit të Vlorës. Është edhe i djegësve. Harrojeni ju poezinë e tij, duke përmbysur prraktikën e parë me landfille dhe tani do dalim te djegësit. Ku janë djegësit? Djegësit nuk janë, po 400 milionë eurot tuaja janë vjedhur ama. Miq, mund të rrimë shumë e shumë, lista e tyre nuk ka fund, por morali i tyre është i shpëlarë.
Imagjinoni se çfarë bëjnë. Kanë vjedhur, janë kapur duke vjedhur dhe prapë nuk largohen. Jo, thonë. Do i largojmë.
Do i largojmë dhe ta dinë. Këtë vend këtu nuk e kemi zgjedhur kot. Jo, ta dini secili prej jush. Kërkohen sakrifica. Ne do mblidhemi këtu, ky është sheshi ynë, ky është sheshi i lirisë.
Do e çlirojmë edhe atë ndërtesë. Erdhëm këtu për t’i qëndruar armikut përballë. Erdhëm këtu për t’i futur tmerrin hajdutit.
Erdhëm këtu për t’i thënë hajdutit qërohu. Erdhëm këtu për të mos ikur kurrë nga ky shesh pa fitoren. Çdo shqiptar duhet ta dijë këtu se ky shesh, kjo foltore përmbush misionin e saj vetëm kur shqiptarët të largojnë këta hajdutë nga qeveria. Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, shpirtit të tyre të protestës, idealeve të tyre të lirisë, karakterit dhe dinjitetit të tyre, të ngrihemi se këta hajdutë po vjedhin paratë, po vjedhin qenien tonë, po vjedhin të ardhmen tonë, po shkatërrojnë Shqipërinë.
Edhe njëherë u falënderoj shumë dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë, një betejë e cila do të përmbysë narkodiktaturën e urryer të hajdutëve më të mëdhenj të kombit shqiptar, Edi Ramës, Lubi Ballukut etj. Fitore!" tha Berisha./Dosja.al
sali berisha protesta opozita
Politike
24 Nëntor 2025, 19:27
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka vjedhur 90 përqind të ...
Politike
24 Nëntor 2025, 19:21
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se CDI denoncoi "narkodiktaturën" e Edi Ramës. Gjat&eu...
Politike
24 Nëntor 2025, 19:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se pas rikthimit nga Samiti i Internacionales Demokrati të Qen...
Politike
24 Nëntor 2025, 19:07
E.d
Kastriot Prenga
TIRANË- Minatori Kastriot Prenga ka mbajtur një fjalim në protestën e organizuar nga opozita. Gjatë fjalë...
Politike
24 Nëntor 2025, 19:05
E.d
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga opo...
Politike
24 Nëntor 2025, 19:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës të organizuar nga PD. Ai...
Politike
24 Nëntor 2025, 18:39
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestën e opozitës para kryeministrisë. Me...
Politike
24 Nëntor 2025, 18:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sot se 11 maji është gjeneza e kësaj qeve...
Politike
24 Nëntor 2025, 18:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është nisur drejt Kryeministrisë, për t’ju bashkuar...
Politike
24 Nëntor 2025, 17:58
E. D
TIRANË- Protesta e dytë e opozitës para Kryeministrisë ka nisur. PD e ka cilësuar tubimin ‘Foltore 2’, pasi atyre nuk po ...