Aktualitet

Atentati në Lushnje! Policia NJOFTIM ZYRTAR: Julian Sula u plagos nga të shtënat në këmbë

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit të qytetit, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj tij. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Lushnjës dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

25 Nëntor 2025, 11:16 Nga M.L
Atentati në Lushnje! Policia NJOFTIM ZYRTAR: Julian Sula u plagos nga
Foto ilustruese

LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka reaguar për atentatin që ndodhi paraditen e sotme ndaj Julian Sulos, i njohur si “Juli i Pashakos”. Njoftimi i bluve bën me dije se Sula, 45 vjeç, është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit të qytetit, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj tij. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Lushnjës dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, në afërsi të fshatit Lifaj, forcat e rendit kanë konstatuar një automjet të djegur, i cili dyshohet se i përket personave përgjegjës për atentatin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e lushnjës julian sula atentat

Sondazh

Poll