Aktualitet

"Zë vendin" e Holta Zaçajt! Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi betohet para Presidentit Begaj

Asim Vokshi ka bërë betimin para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke u bërë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ai zëvendëson Holta Zaçajn, e cila përfundoi mandatin e saj në muajin prill.

25 Nëntor 2025, 10:03 Nga M.L
"Zë vendin" e Holta Zaçajt! Anëtari i ri i
Zaçaj-Vokshi

TIRANA- Gjyqtari Asim Vokshi ka bërë betimin para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke u bërë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ai zëvendëson Holta Zaçajn, e cila përfundoi mandatin e saj në muajin prill.

Vendimi për shpalljen e Vokshit fitues u dha nga Gjykata e Lartë, por u kundërshtua nga kandidati tjetër, Naureda Llagami. Llagami pretendonte, në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese, se një votë e pavlefshme i takonte asaj, gjë që do ta bënte fituese të garës. Kërkesa e saj u rrëzua, duke hapur rrugën për betimin e Vokshit.

Me largimin e Zaçajt, Gjykata Kushtetuese duhet të zgjedhë edhe një kryetar të ri. Deri në këtë zgjedhje, drejtimi i përkohshëm i institucionit ushtrohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari./ Dosja.al

asim vokshi holta zaçaj

Sondazh

Poll