Aktualitet

Atentati në Lushnje, gjendet e djegur makina e autorëve në fshatin Lifaj

Ngjarja ka ndodhur pranë kthesës së spitalit, ku është qëlluar disa herë me armë drejt një automjeti në lëvizje.

25 Nëntor 2025, 11:01 Nga M.L
Atentati në Lushnje, gjendet e djegur makina e autorëve në
Automjeti i djegur në Lifaj

LUSHNJE- Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur pranë kthesës së spitalit, ku është qëlluar disa herë me armë drejt një automjeti në lëvizje.

Pas ngjarjes, në fshatin Lifaj është gjetur një makinë e djegur, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

atentat ne lushnje te shtena me arme zjarri

Sondazh

Poll