Aktualitet

Merr flakë banesa në qytetin e Fierit! Dëmtohet foshnja dy muajshe, shkak i zjarrit dyshohet...

Si pasojë, një foshnje 2-muajshe ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

25 Nëntor 2025, 10:25 Nga M.L
Merr flakë banesa në qytetin e Fierit! Dëmtohet foshnja dy
Foto ilustruese

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Si pasojë, një foshnje 2-muajshe ka marrë lëndime dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë./ Dosja.al

perfshihet nga flaket banesa ne fier

Sondazh

Poll