Aktualitet

EMRI/ "Momenti" 'vë në pranga' 34-vjeçarin në Kamëz! Lëviste me armë zjarri në automjet, policia i sekuestron pistoletë me krehër dhe fishekë

Gjatë verifikimit u gjet një armë pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje.

25 Nëntor 2025, 10:30 Nga M.L
EMRI/ "Momenti" 'vë në pranga' 34-vjeçarin
Foto ilustruese

KAMËZ- Një 34-vjeçar, i identifikuar si Odison Skuri, është arrestuar nga Policia e Shtetit në Kamzë, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në automjet. Ngjarja ndodhi në fshatin Kasallë, ku efektivët ndaluan një Volkswagen për kontroll rutinë.

Gjatë verifikimit u gjet një armë pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje. Skuri është vënë në pranga dhe rasti po procedohet për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Moment”.

Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz.

Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

odison skuri arrestohet per arme pa leje

Sondazh

Poll