PAMJE nga Operacioni i RENEA-s në Orosh/ Të ngujuar në banesë 12 orë, Uka dhe Cumraku me precedent të mëparshëm penal! ZBARDHET e shkuara e "errët" e dy të rinjve, lidhja me ISIS...
Eren Uka, 35 vjeç, ka qenë më herët i dënuar për “nxitje urrejtjeje dhe grindjesh”. Ndërkohë, 34-vjeçari Julian Cumraku ka precedent penal për “vjedhje” dhe “kanosje”.
PUKË- Zbardhen të tjera detaje nga operacioni në Orosh, ku Hamza Uka dhe Julian Cumraku u dorëzuan pas 12 orësh rrethim dhe negociatash me forcat RENEA. Dy të dyshuarit dyshohet se fshiheshin prej rreth dy muajsh në një banesë të braktisur në zonën e Fushë-Arrëzit.
Gjatë kontrollit të kryer në mjediset e shtëpisë ku u strehuan, policia gjeti një arsenal të plotë armësh. Në total u sekuestruan: 4 automatikë, një armë pistoletë, 18 granata dore, 7 karikatorë të mbushur dhe rreth 2000 fishekë. Po ashtu, u fund një flamur i ISIS-it, material zjarrpërcjellës, kapsolla detonatore dhe dy gëzhoja.
Policia ka publikuar edhe një njoftim zyrtar, ku sqaron se të dy të dyshuarit u vetëdorëzuan pas ndërhyrjes së forcave RENEA dhe pas negociatave të vazhdueshme me familjarët e tyre.
Të shkuara penale dhe dyshime për lidhje me ekstremizmin
Eren Uka, 35 vjeç, ka qenë më herët i dënuar për “nxitje urrejtjeje dhe grindjesh”. Ndërkohë, 34-vjeçari Julian Cumraku ka precedent penal për “vjedhje” dhe “kanosje”. Mësohet se dyshimet për aktivitet të dyshimtë të tyre ishin monitoruar prej kohësh nga strukturat e Antiterrorit.
Uka, ish-pjesëtar i trupave paqeruajtëse shqiptare në Irak, është përfshirë më herët në një çështje të bujshme në vitin 2015, kur u arrestua i dyshuar për rekrutimin e të miturve për t’iu bashkuar organizatës ISIS, një proces që solli përplasje të forta në gjykatë me gjyqtarin Bibë Ndreca.
Të dy të arrestuarit tani do të përballen me akuza të rënda, përfshirë: “propaganda terroriste”, “prodhim armësh luftarake”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Sondazh
VIDEO/ “Qëlluan me armë drejt RENEA-s!” Policia jep detaje nga operacioni në Orosh: Njëri kërcënoi, ja çfarë iu gjet në banesë pas 12 orësh rezistencë
Pamje brenda banesës PUKË- Operacioni i koduar “Oroshi”, i zhvilluar nga Policia e Pukës në bashkëpunim me DVP Sh...
Operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz/ Del FOTO e arrestimit të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut! U "ngujuan" për 12 orë, iu gjetën në banesë automatikë, pistoletë e granata
Arrestimi PUKË- Detaje të reja vazhdojnë të dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Orosh, ku Erz...
Holta Zaçaj mbyll sot mandatin! Gjyqtarja "jep lamtumirën": Nga kryesimi evropian te transparenca, bilanci i një mandati transformues
Holta Zaçaj TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në përfundim të mandatit të saj si gjyqtare ...
"Mos u afroni se do iu vras", Aksioni i bluve për kanabis përfundon me rrethim në Orosh! Erzen Uka u vetëplagos për të fajësuar RENEA-n, ja çfarë dihet nga "ngujimi" 12 orësh në Pukë
PUKË- Detaje të reja dalin në dritë lidhur me situatën e tensionuar në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u mbyllë...
"Rritja e lartë e çmimeve"/ EUROSTAT: Qytetarët shqiptarë, ndër më pesimistët në Europë për blerje banese më 2025
Foto ilustruese Të dhënat e Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025 tregojnë një rënie të ndjeshme t&eum...
AKEP: Interneti dominues tek shqiptarët, përdorimi i shërbimeve celulare u përmirësua në tremujorin e dytë
Foto ilustruese Përdorimi i shërbimeve celulare shfaqi një përmirësim të dukshëm në tremujorin e dytë të ...
Merrni çadrat me vete sot! Rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të martë
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të ...
BIRN: Lagjja e re në Ishëm strehon vetëm një familje
Sapo lë pas krahëve fshatin Lalëz dhe i drejtohesh qendrës së njësisë së Ishmit, udhëtari ndeshet me një lag...
Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar në Spanjë
pamje nga vendngjarja SPANJË- Guardia Civil dhe Policia Lokale e Hostalric kanë shkatërruar një plantacion kanabisi në Mas C...
14 vite non-grata nga Greqia/ Marin Mema: Nuk më lejojnë ta çojë në Strasburg, më trajtuan si terrorist
Marin Mema TIRANË- Gazetari Marin Mema, ka folur sa i përket non-gratës që i është vendosur nga Greqia në vitin 20...

