Politike

"SPAK ka hyrë në lojën e Ramës"/ Bylykbashi: Qeveria po grabit ditën me diell

Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar nga PD, Bylykbashi tha se SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun.

24 Nëntor 2025, 18:35 Nga E.d
"SPAK ka hyrë në lojën e Ramës"/ Bylykbashi:
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sot se 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisjeje që sot po i grabit shqiptarëve qindra miliona euro. Gjatë fjalës së tij në protestën e organizuar nga PD, Bylykbashi tha se SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun.

“Mesazhet që po vijnë për këtë klikë janë gjithnjë e më të forta. Ditët e kësaj klike janë gjithnjë e më të shkurtra. Kjo klikë e Edi Ramës prodhoi 11 majin. 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisjeje që sot po tregon në sytë e gjithë botës si po i grabit shqiptarët jo me pak por qindra miliona.

Tumori i korrupsionit të Edi Ramës nuk ka më nevojë as për skaner as radiografi. E shohin të gjithë me sy si po kalbëzon kjo qeverisje. E ka kapërcyer edhe korrupsionin si nivel. I rrinë ngushtë nenet e Kodit Penal, Ramës dhe Belinda Ballukut e eskortës që vjen nga pas. Këta kanë hequr kapuçin e po i  vjedhin sy më sy shqiptarët. SPAK ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun," tha Bylykbashi./Dosja.al

oerd bylykbashi pd 11 maji

Sondazh

Poll