Politike

“Foltorja 2”/ Berisha niset me makinë drejt Kryeministrisë

Duke e quajtur “Foltoren 2”, Berisha më herët u shpreh se qëllimi i saj nuk është vetëm shpëtimi i opozitës, por i Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni i qeverisë.

24 Nëntor 2025, 18:19 Nga E. D
“Foltorja 2”/ Berisha niset me makinë drejt Kryeministrisë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është nisur drejt Kryeministrisë, për t’ju bashkuar “Foltores”, ku janë bashkuar edhe simpatizantë e mbështetës të PD.

Duke e quajtur “Foltoren 2”, Berisha më herët u shpreh se qëllimi i saj nuk është vetëm shpëtimi i opozitës, por i Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni i qeverisë. Ai paralajmëroi se fundi i qeverisë do të vijë nga kjo betejë në shesh.

Berisha i cili dy ditë më parë u zgjodh zv/president i CDI-së, bashkimit më të madh të partive të djathta, ka mbërritur para një ore në Tiranë dhe tani po i bashkohet qytetarëve. Kjo është foltorja e dytë e qytetarëve dhe deputetëve para kryeministrisë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll