Skandal në AZHBR/ Babai hartoi projektin fitues ndërsa vajza inspektore e firmosi
foto ilustruese KUÇOVË- Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermer&e...
Investimet e huaja në Shqipëri pritet të shqyrtohen përmes një mekanizmi të ri me qëllimin që të garantohen marrëveshje të drejta ekonomike për t’u mbrojtur nga keqdashësit, e cila do të ndihmojë qeverinë në rritjen e përgjegjshmërisë.

TIRANË- Partneritetet publike private do të kalojnë në filtrin amerikan. Investimet e huaja në Shqipëri pritet të shqyrtohen përmes një mekanizmi të ri me qëllimin që të garantohen marrëveshje të drejta ekonomike për t’u mbrojtur nga keqdashësit, e cila do të ndihmojë qeverinë në rritjen e përgjegjshmërisë.
Ky mekanizëm synon të ofrojë një klimë më të hapur dhe transparente për investitorët e huaj në territorin shqiptar, veçanërisht për kompanitë amerikane. Në reagimin për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Ambasada Amerikane sqaron se mekanizmi për shqyrtimin e investimeve është një praktikë juridike që duket se pastron kërkesat e dëmshme për investime, duke dashur të mbrojë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të shqyrtojnë investimet e huaja për t’u siguruar që ato nuk paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare. Një mekanizëm i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorë keqdashës dhe do të mbështeste një mjedis investimesh të hapur dhe transparent që është i drejtë dhe i parashikueshëm për kompanitë amerikane dhe të tjerë, duke forcuar rolin e Shqipërisë si një partner i besuar në ekonominë globale.”
Pas takimit të të Ngarkuarës me Punë, Nancy Vanhorn, me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajt, ku u zbulua plani i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të ofruar ekspertizë amerikane mbi koncensionet dhe nevoja për miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve, Top Channel ju drejtua me pyetjen se si do të funksionojë ky instrument dhe kë shënjestron. Një zyrtar i Ambasadës ju përgjigj interesit mediatik duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në Shqipëri duke mbështetur partneritete të drejta për bizneset amerikane, e jo vetëm.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur prosperitetin ekonomik dhe partneritete të drejta për amerikanët, përfshirë bizneset amerikane në Shqipëri, si dhe për të forcuar sigurinë e teknologjive kritike”.
Zyrtari amerikan nxjerr në pah se Shtetet e Bashkuara ndajnë me Shqipërinë rregullisht ekspertizë amerikane përmes programeve dhe shkëmbimeve në marrëdhëniet e përbashkëta mbi çështje me interes të ndërsjellë./Top Channel
foto ilustruese KUÇOVË- Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermer&e...
pamje nga vendngjarja OROSH- Prej më shumë se pesë orësh vijon rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku p...
Foto ilustruse TIRANË- Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë, Forca...
pamje nga vendngjarja OROSH- RENEA dhe Policia kanë identifikuar edhe personin e dytë, i cili ndodhet i armatosur në banesën e br...
pamje nga vendngjarja OROSH- Janë publikuar pamjet nga banesa në Orosh, e cila është rrethuar prej orëve të paradi...
foto ilustruese FUSHË-ARRËZ- Një nga personat e armatosur që gjendet brenda banesës në fshatin Orosh të Fushë Arr&...
Platforma AlbChef, e cila bashkon profesionistë shqiptarë të kulinarisë dhe hotelerisë në mbarë globin, shpall zyrtarisht o...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës brenda afatit 1 vjeçar ka mbyllur hetimet ndaj dy vëllezërve Shkëlqim dhe Flo...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar asistencë në trajnimin e anëtarëve të Gardë...
Foto ilustruse VLORË- Moti i keq i alternuar me rreshje të dendura shiu ka bërë që banesat e 11 familjeve të komunitetit rom ...