Aktualitet

Çfarë po ndodh Orosh? Dy personat e armatosur vijojnë të 'ngujuar' në banesë, policia merr vëllanë e një prej të kërkuarve për t’a bindur të dorëzohet

Bëhet me dije se policia ka marrë vëllanë e një prej tyre, Julian Cumrakut, për t’i bërë thirrje dhe për ta bindur atë të dorëzohet.

24 Nëntor 2025, 19:16 Nga E. D
Çfarë po ndodh Orosh? Dy personat e armatosur vijojnë të
pamje nga vendngjarja

OROSH- Prej më shumë se pesë orësh vijon rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku po fshihen dy persona të kërkuar, të cilët janë të armatosur rëndë. Bëhet me dije se policia ka marrë vëllanë e një prej tyre, Julian Cumrakut, për t’i bërë thirrje dhe për ta bindur atë të dorëzohet.

Brenda në banesë ndodhen dy persona të kërkua, Juljan Cumrraku dhe Arben Uka, i njohur si Hamza Uka. Të dy ketë persona dyshohet se kanë qenë më herët në Siri, dhe dyshohet si pjesë e grupeve terroriste./Dosja.al

orosh julian cumraku

Sondazh

Poll