24 Nëntor 2025, 18:01
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë, Forcat e Armatosura, po punojnë pa ndërprerje për të mbyllur çarjen e krijuar në argjinaturën e lumit Devoll, e shkaktuar nga prurjet e shumta të ditëve të fundit.
Për të mundësuar mbërritjen e mjeteve dhe materialeve inerte deri në pikën e dëmtuar, po ndërtohet një rrugë e përkohshme me gjatësi 3,2 kilometra. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Prefektin, Nertil Jole, Kryetarin e Bashkisë, Gëzim Topçiu, zv.ministrin, Arian Jaupllari dhe Drejtorin e DUK Korçë, Gentian Aliçkolli, inspektuam zonën e Sheqerasit, ku ekipet e DUK Korçë po punojnë për rehabilitimin e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.
Ministri Salla bëri të ditur se ngritja e pritës provizore ka ndalur depërtimin e ujit në fushën e Maliqit dhe ka krijuar kushtet që, gjatë këtyre ditëve pa reshje, uji të tërhiqet nëpërmjet rrjetit kullues, ndërsa vijohet me mbylljen përfundimtare të argjinaturës.
“Prioritet absolut mbetet mbyllja e çarjes për të shmangur çdo përmbytje të mundshme. Ekipet janë në gatishmëri të plotë dhe puna po zhvillohet me intensitet maksimal, 24 orë në 24. Çdo orë që fitojmë është e rëndësishme për sigurinë e zonës përpara reshjeve të radhës”, deklaroi ministri Salla gjatë inspektimit.
Në zonën e prekur janë shtuar mjetet e rënda dhe kapacitetet logjistike, ndërsa po vendosen masivisht gurë dhe materiale të tjera mbushëse për të garantuar stabilizimin e argjinaturës. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vijojë të informojë publikun mbi ecurinë e ndërhyrjeve dhe situatën në terren./Dosja.al
andis salla nertil jole devoll
dd704c43 4417 45c0 9f79 157678a252f3
3f300e3d 730e 4fe3 b702 5ec30ed26eea
a010bc2c bcf4 4ba2 b965 9db94722cb8a
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 17:41
E. D
pamje nga vendngjarja
OROSH- RENEA dhe Policia kanë identifikuar edhe personin e dytë, i cili ndodhet i armatosur në banesën e br...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 17:05
E. D
pamje nga vendngjarja
OROSH- Janë publikuar pamjet nga banesa në Orosh, e cila është rrethuar prej orëve të paradi...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 16:48
E. D
foto ilustruese
FUSHË-ARRËZ- Një nga personat e armatosur që gjendet brenda banesës në fshatin Orosh të Fushë Arr&...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 16:32
Platforma AlbChef, e cila bashkon profesionistë shqiptarë të kulinarisë dhe hotelerisë në mbarë globin, shpall zyrtarisht o...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 16:21
Elton Qyno
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës brenda afatit 1 vjeçar ka mbyllur hetimet ndaj dy vëllezërve Shkëlqim dhe Flo...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 16:02
E. D
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar asistencë në trajnimin e anëtarëve të Gardë...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 15:33
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Moti i keq i alternuar me rreshje të dendura shiu ka bërë që banesat e 11 familjeve të komunitetit rom ...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 15:41
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Bizneset kosovare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre jashtë vendit, duke parë ...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 15:20
E. D
pamje nga takimi
BRUKSEL- Delegacioni Evropian në Shqipëri ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel, ...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 14:44
Foto ilustruese
SHKODRA- Forca të shumta të RENEA-s kanë mbërritur në fshatin Orosh në Pukë, pas urdhrit për të...