Politike

Zgjedhja e Berishës si zv.president i CDI, Meta: Zgjedhje e merituar, përfaqësim dinjitoz i opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta deklaroi se kjo është një zgjedhje e merituar dhe se shënon një moment të rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

24 Nëntor 2025, 17:21 Nga DOSJA
Zgjedhja e Berishës si zv.president i CDI, Meta: Zgjedhje e merituar,
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur urimet e tij, mbi postin e ri të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u zgjodh zv.president i CDI. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta deklaroi se kjo është një zgjedhje e merituar dhe se shënon një moment të rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Ish-preidenti tha se ky është një moment i rëndësishëm për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shpëtimin e institucioneve të pavarura. Në fund, Meta vlerësoj mesazhin e eurodeputetes, Dolors Montserrat, e cila sipas tij përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare. 

Shkrimi Ilir Metës

Urimet më të përzemërta liderit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha për zgjedhjen e merituar në detyrën e Zëvendës Presidentit të Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), bashkimit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë. Kjo zgjedhje shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për përfaqësimin dinjitoz të opozitës shqiptare në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e përpjekjeve të përbashkëta për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe shpëtimin e institucioneve të pavarura nga kapja prej regjimit të korruptuar e të inkriminuar parti-shtet të Edi Ramës.

Gjithashtu dua të përshëndes, vlerësoj dhe përkrah fuqimisht mesazhin e qartë lidhur me Shqipërinë të shprehur nga PPE gjatë punimeve të Asamblesë së CDI, nga eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, që përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standardet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pavarësisë së sistemit mediatik e gjyqësor./Dosja.al

ilir meta sali berisha cdi

Sondazh

Poll