Politike

Sot protesta e lajmëruar e Partisë Demokratike, “blindohet” Kryeministria

Mësohet se prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i trafikut në disa akse rrugore pranë vendit të protestës, ndërsa është blinduar edhe dera e Kryeministrisë.

24 Nëntor 2025, 15:49 Nga E. D
Sot protesta e lajmëruar e Partisë Demokratike,
foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës, ditën e sotme në orën 18:00 para kryeministrisë. Policisa ndërkohë ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës.

Mësohet se prej orës 15:00 ka nisur bllokimi i trafikut në disa akse rrugore pranë vendit të protestës, ndërsa është blinduar edhe dera e Kryeministrisë. Mësohet se leja për protestën është marrë në Policinë e Tiranës për intervalin kohor nga ora 18:00 deri në orën 20:00.


Sipas njoftimit të poliicsë, nga ora 15:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”./Dosja.al

protesta e pd kryeministria

Sondazh

Poll