Aktualitet

“Të kërkon Jeton Lami, pse na kundërshton?” ZBARDHEN bisedat me pronarin e lokalit që iu vendos tritol në Kamëz: Meqë nuk na njeh, do të na japësh 500 mijë euro! Nuk do e gëzosh...

Mësohet se disa ditë para shpërthimit, Florin Domi, i cili zotëron një biznes pranë lokalit, ka kontaktuar pronarin Saimir Sina.

24 Nëntor 2025, 08:39 Nga M.L
“Të kërkon Jeton Lami, pse na kundërshton?” ZBARDHEN
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vendosjen e tritolit në lokalin në Kamëz, ngjarje për të cilën janë arrestuar tre persona, Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Mësohet se disa ditë para shpërthimit, Florin Domi, i cili zotëron një biznes pranë lokalit, ka kontaktuar pronarin Saimir Sina.

Burime për mediat bëjnë me dije se Domi i ka përcjellë Sinës këtë mesazh: Të kërkon Jeton Lami.

Sina është paraqitur për ta takuar Lamin dhe, sipas deklarimeve të tij për hetuesit, biseda ka qenë e tensionuar. Lami dyshohet t’i ketë thënë: Pse na kundërshton?

Sipas të njëjtave burime, Sina është shprehur se nuk njihte asnjë prej tyre, ndërsa Lami i ka kërkuar një shumë të majme parash. Hetuesit raportojnë se Lami i ka thënë: Meqë nuk na njeh, do të na japësh 500 mijë euro, ndryshe do shikosh çfarë do të të ndodhë.

Saimir Sina ka refuzuar, duke deklaruar: Nuk u jap asnjë lekë.

Pak ditë më pas, ai është larguar drejt Italisë, ku edhe jeton.

Ndërkohë, Flogert Mzhika ka kontaktuar dy kunetërit që kishin marrë me qira lokalin dhe u ka dërguar një tjetër mesazh kërcënues: Nuk do ta gëzoni dot këtë vend.

Për vendosjen e tritolit, hetuesit dyshojnë se autori është një person ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se mund të jetë pjesë e të njëjtit grup. Burimet përmendin se mund të bëhet fjalë për të njëjtin individ të përfshirë në shpërthimin në banesën e deputetit Xhelal Mziu, si edhe në disa raste të tjera të ngjashme në Tiranë./ Dosja.al

jeton lami florin domi flogert mzhika

Sondazh

Poll