24 Nëntor 2025, 09:10
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë të 40-vjeçarit Marilen Jata, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit, në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, personi i dyshuar është F. F., 36 vjeç, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Jatës, duke e plagosur në këmbë rreth orës 22:20.
Burimet për mediat bëjnë me dije se dy të njohurit kanë qenë shokë më herët, por prej tre muajsh nuk kishin më komunikim. Sipas të njëjtave burime, mbrëmjen e së dielës, sapo Jata ka hyrë në rrugicën “Ramadan Çitaku”, autori i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar, ndërsa më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Njoftimi:
Tiranë/ Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ Dosja.al
plagosje me arme ne institut marilen jata
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 08:39
M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vendosjen e tritolit në lokalin në Kamëz,...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 08:21
M.L
Pamje nga kamerat e sigurisë
TIRANA- Pamjet e sigurisë të siguruara nga kamerat e banesave pranë shtëpisë së depute...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 08:00
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën ka konfiskuar rreth 300 kilogramë lëndë...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 07:35
M.L
Foto ilustruese
Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, k...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 07:30
M.L
Foto ilustruese
Shqipëria është pjesë e rrjetit të zgjeruar të TEN-T, që lidh infrastrukturën e transportit të...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 07:21
M.L
Foto ilustruese
Shqipëria po përgatitet të ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në fushën e të drejtav...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 07:15
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Personi i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 23 nëntorit në kryeqytet është identifikuar s...
Aktualitet
24 Nëntor 2025, 07:10
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshm...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 23:32
TIRANË- Një plagosje me armë ka ndodhur mbramjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një 40-vjeçar me iniciale M.J ka shku...
Aktualitet
23 Nëntor 2025, 21:46
M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Dy burra ukrainas janë kapur duke kontrabanduar emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar pasi jahti i tyre u ndal...