Bota

Mund të ketë shkuar në Greqi, Porkuroria zbardh lëvizjet e 35-vjeçarit shqiptar që kërkohet për vrasjen e prindërve në

10 Shkurt 2020, 17:57 Nga DOSJA
Mund të ketë shkuar në Greqi, Porkuroria zbardh lëvizjet e

KOSOVË- A.Hidri i cili akuzohet se ka vrarë prindërit e tij, që prej 20 ditësh është në kërkim nga Policia e Kosovës por që deri tani nuk kanë asnjë gjurmë të tij.

Sipas një njoftimi të bërë nga prokuroria e Kosovës dyshohet 35-vjeçari mund të këtë kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut për të shkuar më pas në Greqi por nuk ka asnjë informacion të saktë për vendodhjen e tij.

Nëse organet e ndjekjes arrijnë ta sigurojnë prezencën e tij, atëherë do të arrijmë që të zbardhim rastin e plotë të ngjarjes.
Gjithashtu prokuroria është shprehur se nuk kanë arritur të zbardhin rastin e vrasjes së Durim dhe Suada Hidrit por procesi i hetimeve vazhdon dhe se kane grumbulluar informacione të nevojshme.

Njoftimi I Prokurorisë

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur me datë 22.01.2020 në lagjen “Ortakoll” në Prizren, Prokuroria është akoma në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve të nevojshme, për zbardhjen e plotë të rastit.
Prokuroria nuk ka bërë të ditur nëse kanë rënë në gjurmë të djalit të çiftit, A.H, 35-vjeç, i cili po kërkohet në mënyrë që të zbardhen detaje të rastit .Në bazë të informatave të siguruara nga ana e policisë, dyshohet se i njëjti ka kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe pastaj ka vajtur në Greqi. Prokuroria është në kërkim të personit në fjalë dhe në momentin që organet e ndjekjes arrijnë ta sigurojnë prezencën e tij, atëherë do të veprojë konform dispozitave ligjore deri në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike dhe sqarimit të të gjitha rrethanave të cilat janë relevante mbi zbardhjen e këtij rasti” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Durim Hadri dhe Suada Hadri janë çifti nga Prizreni që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre më 22 Janar. Ata kishin ardhur nga Suedia dy ditë para se të vriteshin për të kaluar pushimet në Kosovë

Ata u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit. Sipas policisë, afër trupave të tyre ishin gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni durim hidri prokuroria e prizerenit suada hidri durim hidri prokuroria e prizerenit suada hidri

Sondazh

Poll