Bota

SHBA akuzon 4 hakerat kinezë: Vodhën informacionet e 147 milion qytetarëve, një nga shkeljet më të mëdha në histori

10 Shkurt 2020, 16:28 Nga DOSJA
SHBA akuzon 4 hakerat kinezë: Vodhën informacionet e 147 milion

SHBA– SHBA-ja ka akuzuar katër oficerë, të cilët janë anëtarë të ushtrisë kineze, pasi dyshohen se kanë hakuar kreditë në kompaninë Equifax.

Sipas mediave të huaja më shumë se 147 milion amerikanë u prekën nga kjo situatë në vitin 2017, pasi atyre u vodhën të dhënat personale, duke përfshirë emrat dhe adresat. Gjithashtu u prekën dhe disa klientë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kandaja.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka thënë se: “Kjo ishte një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave në histori”.

Ndërsa kompania Equifax tha se hakerat kishin filluar ‘aksionin’midis mesit të majit dhe fundit të korrikut 2017. Firma e vlerësimit të kredisë mban të dhëna për më shumë se 820 milion konsumatorë, si dhe informacione për 91 milion biznese.

Në një deklaratë Z. Barr gjithashtu ka thënë se “Kjo ishte një ndërhyrje e qëllimshme dhe gjithëpërfshirëse në informacionin privat të popullit amerikan. Sot ne u vendosim përgjegjësi hakerava të PLA për veprimet e tyre kriminale dhe i kujtojmë qeverisë kineze që kemi aftësinë të heqim mantelin e internetit të anonimitetit dhe të gjejmë hakerat që kombi vendos vazhdimisht kundër nesh.” 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kompania equifax. william barr kompania equifax. william barr

Sondazh

Poll