Aktualitet

Rreshje mesatare shiu në qarkun e Shkodrës, situata mbetet nën kontroll

Në Malësin e Madhe, rreshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.

23 Nëntor 2025, 09:46 Nga E.d
Rreshje mesatare shiu në qarkun e Shkodrës, situata mbetet nën
Foto ilustruse

SHKODËR- Qarku i Shkodrës paraqitet nën rreshje mesatre shiu dhe situata mbetet nën kontroll. Në Shkodër situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Në Malësin e Madhe, rreshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.

Ndërsa në rrugën e dëmtuar në fshatin Kamicë, është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr. Në Pukë vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar, por nuk raportohen problematika. 

Informacion për situatën në teritorin e Qarkut Shkodër

 Bashkia Shkodër

Situata paraqitet e qetë. Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, momentalisht nuk janë evidentuar problematika.

 Bashkia Malësi e Madhe

 Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatare. Nuk raportohen probleme nga kjo bashki. Në rrugën e dëmtuar mbi mbi përroin e thatë, fshati Kamicë (Nj.A Qendër), është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr. 

 Bashkia Vau Dejës

Reshjet kanë vijuar gjatë natës dhe vijojnë edhe aktualisht me intensitet mesatar.  Në fashtarat e njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak mungon energjia elektrike.

  Bashkia Pukë

Në ketë bashki vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Nuk raportohen problematika momentalisht nga bashkia Pukë.

 Druk Lezhë

Gjatë 24 orëve kanë rene rreth 35 mm reshje shiu. Nuk ka probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së rezervuarit. Shtodër. Nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir, Gjadër, dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë poshtë kuotave të rrezikut.Hidrovoret e Velipojës (Vilu & Cas) funksionojnë normalisht./Dosja.al

shkodër rreshje shiu malësi e madhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2025, 17:32 I.A

Bushati- Shehaj: Të jetosh në tranzicion

Albana Shehaj dhe Ditmir Bushati TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi këtë javë në Public Square me Dr. Albana Shehaj, shkencëtare...