Art&Argëtim

Arrestimi i Oriola Marashit se iu gjet hashash në ‘Audi-n’ luksoz/ E ëma e modeles kërcënon mediet me padi: Shpifje, do

11 Shkurt 2020, 06:49 Nga DOSJA

Tiranë- E ëma e modeles Oriola Marashi, Xhoi Jakaj ka kërcënuar mediet se do i paditë për shifje, pas publikimit të lajmit se vajza e saj është ndaluar nga Policia, pasi në makinën e saj u gjet hashash.  Jakaj ka komentuar në Facebook, lajmin e publikuar nga portali “Tirana News” , ku shprehet:“Do përballeni në gjykatë për shpifje”.

Oriola Marashi u arrestua dje pas një kontrolli rutinor që iu bë nga policia në mjetin e saj. Në makinën “Audi” ku ndodhej modelja, fotografi Juxhin Kurti dhe një tjetër person me inicialet E. Krasniqi janë gjetur edhe 9 gramë hashash. Në polici Marashi ka treguar sekonsumon lëndë narkotike, të llojit kanabis, prej një viti.  Po kështu ajo ka deklaruar se shokët e saj që ishin me të në momentin e arrestimit nuk kishin dijeni për hashashin dhe se nuk kanë lidhje me këtë çështje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestohet oriola marashi xhoi jakaj arrestohet oriola marashi xhoi jakaj

Sondazh

Poll