Art&Argëtim

“Do kishte bërë mirë”, Alketa Vejsiu kërkon kamerën në studio kur pyetet për ndërhyrjen e Ramës në Sanremo: Zero,

10 Shkurt 2020, 21:59 Nga DOSJA
“Do kishte bërë mirë”, Alketa Vejsiu kërkon

TIRANË– Moderatorja Alketa Vejsiu ka treguar nëse kryeministri Edi Rama ka ndikuar në vendimin e Sanremos, për ta pasur prezantuesen shqiptare këtë vit në skenën e tyre. E ftuar në studion e “Opinion”, Vejsiu u shpreh se Rama dhe të gjithë kryeminsitra e tjerë do të kishin bërë mirë të kishin ndikuar në mënyrë që talentet shqiptare të spikasnin, por që në rastin e saj nuk ka ndodhur.

Në momentin që pyetet nga Blendi Fevziu, Vejsiu kërkoi kamerën në studio dhe u shpreh: Zero, zero! Ajo pranoi faktin që mes saj dhe gruas së kryeministrit, Linda Rama ka një marrëdhënie miqësore.

Pjesë nga Intervista

Blendi Fevziu:Për pjesëmarrjen në Sanremo ka ndikuar Edi Rama në shkuarjen tuaj në Sanremo?

Alketa: Shiko, Edi Rama dhe  gjithë ish-kryemisitrat do kishin bërë shumë mirë sikur t’ia kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi që të afirmoheshin më shpejt…se kanë as në axhendë ata që ne të gjejmë rrugët tona …më ka ndihmuar vetëm talenti im sepse talenti e gjen gjithmonë rrugën

Blendi:Nuk ka bërë ndonjë telefonatë ndonjë gjë Rama?

Alketa:Absolutisht , zero , zero, ku është kamera zero . Edi Rama do bëj punën që duhet të bëj për Shqipërinë por jo ëndrrat e Alket Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh e nuk kam çfarë të pretendoj asgjë Edi Ramës unë..tani ishte një diskutim aty për Berluskonin, që dua të takoj Berluskonin më pyesin në një program televiziv edhe më thonë që je një personazh që ndjek nga gjithë poltikanët tanë  vetëm një Berluskonin …Berluskonin i thashë e ndjek jo si politikan por si njeriun që solli një revolucion të vërtet në televizionin komercial në itali.njeri suksesi më frymëzojnë njerëzit e suksesit më thanë do ta takosh? Patjetër që po…kaq e mbyllur dhe kjo

 Blendi: Po me Ramën çfarë marrëdhënie ke për momentin?

Alketa: Atë që ke dhe ti,jam një gazetare njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori …me thënë të drejtën kam  gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon

 Blendi: E ke patur përpara apo pasi është bërë gruaja e Edi Ramës?

Alketa: E kam patur përpara se të njoh Edi Ramën.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që iu besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu edi rama linda rama alketa vejsiu edi rama linda rama

Sondazh

Poll