Art&Argëtim

Sherri me fituesin e RTSH, flet Alketa Vejsiu: Isha kundër që Arilena të merrte pjesë në festival, dypikshi i Mikaelës pë

10 Shkurt 2020, 21:56 Nga DOSJA
Sherri me fituesin e RTSH, flet Alketa Vejsiu: Isha kundër që Arilena

TIRANË- Moderatorja Alketa Vejsiu ka folur sërish për debatin e nisur disa javë më parë për fituesen e Festivalit të Këngës në RTSH, garë që u shoqërua me debat se kush do të duhej të fitonte, Arilena Ara apo Elvana Gjata.

E ftuar në studion e “Opinion”, Alketa tha se e ka mbështetur gjithë Arilenën, por për shkak të nepotizmit, ishte kundër pjesëmarrjes së saj në këtë garë.

Ajo gjithashtu tha, se dypikëshi i anëtares së jurisë, Mikaela Minga për Elvana Gjatën, është i pazbardhur ende për të. “Arilenën e kam pikasur me shall e kam mbështetur që të fitonte dhe jam krenare. Uroj që një ditë të fitoj me Lady Gagën. Kam qenë kundër që ajo të ishte pjesë e kompeticionit për të mos u prekur nepotizmin. Për të mos u kapur të tjerët. Unë kam qenë e distancuar, nuk e dija prezencën e dy anëtarëve shqiptarë që u futën në momentin e fundit. Për mua 2-pikëshi i Mikaela Mingës është e pazbardhur. Më vjen keq që Elvana dhe Arilena u zhgënjyen të dyja. Më vjen keq, ndoshta jam gabuar, s’duhet të mbaja qendrim të njëanshëm. “-tha Alketa.

Në dhjetor u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika. Nuk munguan edhe akuzat se festivali ka qenë i shitur apo se qëllimisht Minga i ka dhënë pas pikë Elvana Gjatës. Madje e akuzojnë se është paguar nga Vera Grabocka që të jepte sa më pak pikë për këngëtaren, në mënyrë që të fitonte Arilena.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu arilena ara elvana gjata festivali i këngës në rtsh mikaela minga alketa vejsiu arilena ara elvana gjata festivali i këngës në rtsh mikaela minga

Sondazh

Poll