Art&Argëtim

Arrestohet Oriola Marashi, iu gjet hashash në makinë, me të ishte edhe Juxhin Kurti, i kujt ishte AUDI-i luksoz

10 Shkurt 2020, 21:31 Nga DOSJA
Arrestohet Oriola Marashi, iu gjet hashash në makinë, me të ishte

TIRANË-– Çdo ditë policia e kryeqytetit kap dhe shoqëron mesatarisht katër deri në pesë të rinj me doza të vogla hashashi. Një burim policor i tha eksluzivisht gazetës “Si”, se orët e fundit është ndalur edhe modelja Orjola Marashi. Emri i një prej vajzave të njohura të Tiranës, pritet të referohet në prokurori për hetime të mëtejshme. Siç tha burimi, Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë  tip audi . Asaj, thotë burimi iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuara si lëndë narkotike.

Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti,  tha policia për gazetën “Si”  dhe E. Krasniqi. Më tej i njëjti burim thotë për gazetën “Si”se Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti. “Për herë të fundit”- tha modelja-“ kam pirë hashash para dy ditëve  dhe shokët e mi që  janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”. Policia do ta referojë cështjen në prokurori  ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh. Burimet thanë se  droga e peshuar ishte rreth  1.9 gramë.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestohet oriola marashi hashash ne makine arrestohet oriola marashi hashash ne makine

Sondazh

Poll