Art&Argëtim

“Pashë Maria Di Filippin në ëndërr”, Alketa Vejsiu tregon hap pas hapi si mbërriti në Sanremo: Burri më mbështeti, v

10 Shkurt 2020, 21:32 Nga DOSJA
“Pashë Maria Di Filippin në ëndërr”, Alketa

TIRANË– Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ishte e ftuar për të moderuar në “Sanremo” tregoi se si mbërriti në skenën italiane. E ftuar në “Opinion”, Vejsiu tha se gjithçka që i është realizuar e ka parë në ëndërr, dhe se mbështetjen më të madhe ka pasur bashkëshortin e saj. Ajo tregoi gjithashtu se ka dërguar edhe një vit më parë monologun e saj në Sanremo por që i është bllokuar gjithçka pasi tema e emigraconit kishte hapur polemika.

Prezantuesja tha se atë moment e kishte përjetuar shumë keq por që kishte mbledhur mendjen dhe ishte vënë me ngulm për ta realizuar.

“Është një ngjarje shumë e çuditshme por unë e kam parë në ëndërr. Dhe  e kam folur me bashkëshortin. “Kam parë një ëndërr të çuditshme sikur më fliste Maria De Filippi,”- i thashë. Kur i tregova bashkëshortit më tha që në kohën kur të kam njohur un kur ti ishte 20 vjeç më the që ke parë një ëndërr duke shkuar tek Amiçi pse e le përgjysmë këtë ëndërr? Pse s’e vazhdove? Dhe unë e mora këtë mbështetje. Maria De Filippi në fakt më la pezull për një takim. Dhe në kohën që nuk po ndodhte asgjë, thashtë, unë duhet të gjej një tjetër strategji. Thashë të shohim kush është producenti më i njohur, dhe më dolën të gjithë. Atëherë thashë që kjo është një shenjë dhe se duhet të bëja një tjetër lëvizje. Mora sekretarinë e Luto dhe më doli shqiptare. Ajo më ndihmoi që të realizoja takimin me Luçio Presta dhe menaxheri i Amadeus, që sot mbron interesat në mediat italiane.

Çdo gjë u bë me shkallë. Në Shqipëri unë kam marrë maksimumin dhe në Itali doja të bëja një bashkëpunim italo-shqiptare. Nuk shkova atje për të kërkuar një punë, sepse unë kam gjithçka.

Më pas siç e thashë, pas takimit filloi gjithçka. Presta erdhi në Shqipëri dhe pa se si bëhej çdo gjë. Atëherë në fakt, unë kam dërguar një vit më parë një monolog dhe kam pyetur nëse ka një mundësi që unë të futem në Itali. Dhe më pyetën për arsyen: Pse do ti që të jesh këtu? Dhe u thashë që unë kam dëshirë të prezantoj një monolog me temën e emigrantëve dhe më pas ma aprovuan videon. Për shkak të polemikave me Salvinin që ndodhi vjet, nuk u pranua. 10-15 ditë përpara më thanë që ishte e pamundur dhe për rreth një muaj qaja çdo 2-3 orë. Më pas e mblodha mendjen, thashë dështova. Më pas thashë: Unë do bëj një gjë tjetër, do sjell Italinë këtu. E bëra për t’i treguar vetes dhe shqiptarëve që ndoshta ne nuk mund të shkonim atje por që ata mund të vijnë këtu,”– tha Alketa Vejsiu.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që iu besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu sanremo 2020 alketa vejsiu sanremo 2020

Sondazh

Poll