Aktualitet

Nga dhuna në familje deri tek kanosja, disa raste nën hetim në Tiranë

Policia ka shpallur në kërkim një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

23 Nëntor 2025, 09:20 Nga E.d
Nga dhuna në familje deri tek kanosja, disa raste nën hetim në
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka nisur procedimin penal për disa persona në Tiranë. Policia ka shpallur në kërkim një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Është shpallur në kërkim edhe një 36-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar.

Ka nisur procedimi penal ndaj një personi, pasi dyshohet se ka kanosur një person për shkak të mosshlyerjes së një borxhi. Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për një drejtues automjeti, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. 

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. K., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase për shkak të mosshlyerjes së një borxhi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 36 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar. Vijon puna për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ll., pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më datë 21.11.2025, shtetasja E. T. kallëzoi se në një portal ishte shpërndarë një foto me lajme të rreme ndaj saj, duke i dëmtuar imazhin. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga banesa të shtetasit B. M., 40 vjeç, ju informojmë se ai u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tiranë dhuna kanosja

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Nëntor 2025, 17:32 I.A

Bushati- Shehaj: Të jetosh në tranzicion

Albana Shehaj dhe Ditmir Bushati TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi këtë javë në Public Square me Dr. Albana Shehaj, shkencëtare...