Aktualitet

Ndodh në Librazhd/ 36-vjeçari u jep valium vjehrrit dhe vjehrrës dhe u vjedh banesën! Të moshuarit rëndë në QSUT (EMRI+ VIDEO)

Hetimet e policisë kanë nisur pasi çifti i bashkëshortëve ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim.

22 Nëntor 2025, 12:29 Nga E. D
Ndodh në Librazhd/ 36-vjeçari u jep valium vjehrrit dhe
parate

LIBRAZHD- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Librazhd, ku një 36-vjeçar u ka grabitur një shumë parash prindërve të bashkëshortes së tij, pasi u dha një dozë të lartë valiumi. Hetimet e policisë kanë nisur pasi çifti i bashkëshortëve ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim.

Nga hetimet rezultoi se dhëndri i tyre, 36-vjeçari Ismail Kllogjri dyshohet se u ka dhënë një dozë të lartë medikamenti qetësues duke u shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Çifti i bashkëshortëve ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Opportunity”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. I dha çiftit të moshuar një dozë të lartë medikamenti qetësues (valium) dhe më pas vodhi një shumë parash në banesën e tyre; identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe një celular. Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit “Opportunity”, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes, si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. K., 36 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se autori, i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre), dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një celular. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

librazhd

Sondazh

Poll