Aktualitet

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës/ Arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë, droga e fshehur poshtë sediljeve(VIDEO)

Për shkak të dyshimeve të ngritura, mjeti u shoqërua për kontroll të imtësishëm në objektet e Doganës në Prishtinë. Gjatë kontrollit, ku u angazhuan edhe njësi të specializuara me qen nuhatës, u zbulua një sasi e konsiderueshme prej rreth 120 kilogramësh kanabis, e fshehur brenda autobusit. Në proces janë përdorur skaneri si dhe njësia K9 e Policisë së Kosovës. 

22 Nëntor 2025, 10:07 Nga E. D
120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës/ Arrestohet shoferi i
droga

KOSOVË- Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë një kontrolli rutinë në autostradën “Ibrahim Rugova”, autoritetet ndaluan një autobus që udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa asnjë pasagjer në bord.

Për shkak të dyshimeve të ngritura, mjeti u shoqërua për kontroll të imtësishëm në objektet e Doganës në Prishtinë. Gjatë kontrollit, ku u angazhuan edhe njësi të specializuara me qen nuhatës, u zbulua një sasi e konsiderueshme prej rreth 120 kilogramësh kanabis, e fshehur brenda autobusit. Në proces janë përdorur skaneri si dhe njësia K9 e Policisë së Kosovës. 

Droga që u gjet e fshehur në autobusin poshtë sediljeve, ku ishin krijuar “xhepa” për të fshehur drogën që ishte futur në pako. Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë nga Policia e Kosovës dhe i gjithë materiali i sekuestruar i është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale.

Sipas shefit të Njësisë Antikontrabandë, Bekim Shala, dyshimet fillestare lindën gjatë një kontrolli rutinë në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit. Ndërkohë, hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrjetin e mundshëm të transportit dhe destinacionin final të lëndës narkotike./Dosja.al

kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2025, 22:35 M.L

Vdekja e njerëzillëkut!

Bes Kallaku Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për p...