Aktualitet

Incidenti me armë zjarri në Fier/ Arrestohen dy persona, në kërkim autori që qëlloi

Blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga dy personat e përfshirë në incident. M. S, 36 vjeç dhe A. B, 43 vjeç akuzohen për “Moskallëzimi i krimit”. 

22 Nëntor 2025, 11:10 Nga E. D
Incidenti me armë zjarri në Fier/ Arrestohen dy persona, në
pamje nga vendngjarja

FIER- Policia e Fierit ka dhënë sërish detaje nga incidenti i ndodhur mbrëm në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, ku u  raportuan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes dy shtetasve. Blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga dy personat e përfshirë në incident. M. S, 36 vjeç dhe A. B, 43 vjeç akuzohen për “Moskallëzimi i krimit”.  Ndërkohë po vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i Policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, pas një konfliktit midis 2 shtetasve, njëri prej tyre gjuajti në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, M. S., 36 vjeç, banues në Fier si edhe pronarin e lokalit, shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier./Dosja.al

incidenti me armë zjarri në fier

Sondazh

Poll