Aktualitet

Përmbytje tek ura e Mbrostarit/ Lumi Seman del nga shtrati, përmbyten stalla me bagëti dhe toka bujqësore

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në zonën e urës së Mbrostarit, duke shkaktuar përmbytje në disa sipërfaqe bujqësore dhe në të paktën një stallë me bagëti.

22 Nëntor 2025, 10:27 Nga E. D
Përmbytje tek ura e Mbrostarit/  Lumi Seman del nga shtrati,
Lumi Seman

Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme të mëdha në vend. Mësohet se Lumi Seman ka dalë nga shtrati në zonën e urës së Mbrostarit, duke shkaktuar përmbytje në disa sipërfaqe bujqësore dhe në të paktën një stallë me bagëti. Ndërkohë, niveli i ujit është rritur ndjeshëm si pasojë e prurjeve të mëdha nga reshjet e ditëve të fundit.

Sakaq, strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa ka nisur verifikimi i dëmeve tek fermerët./Dosja.al

lumi seman moti keq

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2025, 22:35 M.L

Vdekja e njerëzillëkut!

Bes Kallaku Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për p...