Aktualitet

U kap duke transportuar me automjet 23 kg kanabis/ Arrestohet 43-vjeçari, dyshohet se do e trafikonte në Kosovë (VIDEO)

Libiran Çollaku u vu në pranga pasi u kap me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa në makinë.

22 Nëntor 2025, 09:34 Nga E. D

U kap duke transportuar me automjet 23 kg kanabis/ Arrestohet 43-vjeçari,

TIRANË- Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Transporter”. Libiran Çollaku u vu në pranga pasi u kap me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa në makinë. Gjithashtu, dyshohet se lëndën narkotike, ai do e trafikonte në Kosovë. Ndërkohë, lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sakaq, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.


Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. U kap duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari. Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti.

Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”. Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

libiran Çollaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Nëntor 2025, 22:35 M.L

Vdekja e njerëzillëkut!

Bes Kallaku Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për p...