Politike

Nesër Samiti i BE në Tiranë/ Kryeministri Rama pret në takim Komisioneren Marta Kos

Mësohet se Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka pritur në takim Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar mbrëmjen e sotme.

20 Nëntor 2025, 18:03 Nga E. D
Nesër Samiti i BE në Tiranë/ Kryeministri Rama pret në takim
Marta Kos

TIRANË- Nesër më 21 nëntor, Tirana do të mirëpresë samitin “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”. Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Mësohet se Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe është planifikuar të nisë në orën 09:30. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka pritur në takim Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, ndërsa në axhendë ka dhe një darkë të planifikuar mbrëmjen e sotme.

Agjenda

Ora: 09:30 – 12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30  - Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan

Fjalët Hapëse

• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30  - Foto Familjare

11:35 –  Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos./Dosja.al

marta kos

Sondazh

Poll