Politike

Situata e reshjeve në lumin Drojë/ Salla: Po punohet vazhdimisht për stabilizimin e zonës dhe për mbrojtjen e tokave përreth

Me anë të një postimi në Facebook, Salla shprehet se reshjet intensive të orëve të fundit kanë krijuar vështirësi përgjatë argjinaturës së lumit Drojë, por reagimi në terren ka qenë i menjëhershëm.

20 Nëntor 2025, 17:40 Nga E. D
Situata e reshjeve në lumin Drojë/ Salla:  Po punohet vazhdimisht
lumi Drojë

DURRËS- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla ka reaguar në lidhje me situatën e reshjeve në lumin Drojë. Me anë të një postimi në Facebook, Salla shprehet se reshjet intensive të orëve të fundit kanë krijuar vështirësi përgjatë argjinaturës së lumit Drojë, por reagimi në terren ka qenë i menjëhershëm.

Ai njofton se Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka angazhuar dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar vazhdimisht për stabilizimin e zonës dhe për mbrojtjen e tokave përreth.

Postimi i Andis Sallas:

Reshjet intensive të orëve të fundit kanë krijuar vështirësi përgjatë argjinaturës së lumit Drojë, por reagimi në terren ka qenë i menjëhershëm. Drejtoria e Ujitje-Kullimit Durrës ka angazhuar dy ekskavatorë me krah të gjatë, të cilët kanë punuar vazhdimisht për stabilizimin e zonës dhe për mbrojtjen e tokave përreth. Ekipet mbeten plotësisht të angazhuara dhe në koordinim me autoritetet e zonës, për të rikthyer situatën nën kontroll./Dosja.al

lumin drojë andis salla

Sondazh

Poll