Politike

"Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes"/ Balluku rreth 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po thur plane për t’i shpëtuar drejtësisë, do përfundojë në burg!

Shehaj theksoi se ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re, ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar.

20 Nëntor 2025, 17:14 Nga E. D
"Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së
Agron Shehaj

TIRANË- Partia “Mundësia” ka organizuar sot një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku. Gjatë protestës, Shehaj deklaroi para Kryeministrisë, se të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë.

Shehaj theksoi se ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re, ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar.

“Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Pas Veliajt dhe Ahmetajt, tani e kanë radhën Ballukun. Ajo është zv/kryeministrja në detyrë dhe nuk e lëshojnë dot, sepse pas saj shkojnë direkt te Edi Rama.

Janë rrethuar nga drejtësia! Mendonin se do ta përdornin drejtësinë si mjet, por ja që edhe në Shqipërinë e vuajtur erdhi dita e saj. Falë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, këta do të shkojnë në burg. Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar,” tha Shehaj./Dosja.al

 

agron shehaj

Sondazh

Poll