Politike

Çfarë po ndodh në Kryeministri? Balluku 3 orë takim ‘kokë më kokë’ me Ramën, shkon edhe Ulsi Manja në Kryeministri

Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri mesditën e sotme, pasi GJKKO ka vendosur dy masa sigurie ndaj saj, që janë pezullimi i ushtrimit të detyrës dhe ndalimi i daljes jashtë vendit.

20 Nëntor 2025, 15:37 Nga E. D
Çfarë po ndodh në Kryeministri? Balluku 3 orë
Ulsi Manja

TIRANË- Deputeti socialist Ulsi Manja ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë, ku prej më shumë se dy orësh ndodhet edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Kjo e fundit ka shkuar në Kryeministri mesditën e sotme, pasi GJKKO ka vendosur dy masa sigurie ndaj saj, që janë pezullimi i ushtrimit të detyrës dhe ndalimi i daljes jashtë vendit.

Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme. 

Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al

ulsi manja

Sondazh

Poll