"Karma is a SPAK"/ Balluku e pezulluar nga GJKKO dhe prej orësh në Kryeministri/ Partia “Mundësia” proteston para godinës: Pa drejtësisë s'ka BE (VIDEO)
Në protestë kanë marrë pjesë Agron Shehaj dhe Erald Kapri si edhe qytetarë që kanë shpalosur pankarta ku kërkojnë dorëheqjen e Ballukut dhe largimin e saj përfundimtar. Pa drejtësi ska BE, Burg, Karma is a SPAK, janë disa nga shkrimet e pankartave.
20 Nëntor 2025, 16:52Nga E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Partia Mundësia dhe kreu i saj Agron Shehaj kanë dalë duke protestuar para kryeministrisë, pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku.
Në protestë kanë marrë pjesë Agron Shehaj dhe Erald Kapri si edhe qytetarë që kanë shpalosur pankarta ku kërkojnë dorëheqjen e Ballukut dhe largimin e saj përfundimtar. Pa drejtësi ska BE, Burg, Karma is a SPAK, janë disa nga shkrimet e pankartave.
Balluku ndodhet prej më shumë se 4 orësh në kryeministri në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Pak momente më parë u pa duke hyrë në godinë edhe deputeti socialist Ulsi Manja.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al